Barcelona nxjerr në shitje Pjaniqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori Miralem Pjaniq do të largohet nga skuadra e Barcelonës pas vetëm një sezoni në “Camp Nou”. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se krerët e Barcelonës kanë vendosur ta nxjerrin Pjaniqin në shitje në fund të sezonit pasi mesfushori boshnjak nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Te Barcelona janë të bindur se mund të pranojnë një ofertë deri në 40 milionë euro për kartonin e Pjaniqit, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024.

Pjaniq iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij edicioni nga Juventusi kurse me skuadrën spanjolle ka vetëm 28 paraqitje në të gjitha garat deri më tani. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman, i cili ka kërkuar largimin e tij pasi nuk llogarit në Pjaniqin për sezonin tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy