Bardhi ia siguron një pikë Levantes ndaj Atleticos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar gol për skuadrën e Levantes që barazoi 1:1 në shtëpi kundër Atletico Madridit.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma, ishte e mbetur dhe i takoi xhiros së dytë në La Liga. Bardhi ishte titullar te Levante dhe luajti deri në minutën e 86-të. Ai e kaloi në epërsi Levanten me golin e shënuar në minutën e 17-të.

Për Bardhin, ky është goli i parë këtë edicion në kampionat pas 13 ndeshjeve të luajtura, kurse në total ka dy gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Me këtë barazim, Levante mban pozitën e 11-të në tabelë me 28 pikë të mbledhura derisa Atletico Madridi mbetet lider i La Ligas me 55 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy