Bare: E rëndësishme që morëm tre pikët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, ka folur pas fitores minimale ndaj Andorrës, në kuadër të Botëror ”Katari 2022”.

Bare ka shtuar se janë të rëndësishme tre pikët, pavarësisht se fitorja ishte e vështirë.

“Më e rëndësishmja është se kemi marrë tri pikë, pavarësisht se arritëm fitore të vështirë. Fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Andorra ishte një ekip shumë agresiv që mbyllej mirë në mbrojtje dhe kjo na shkaktoi telashe. Megjithatë, jam i lumtur për pikët e fituara për shkak se ishim serioz gjatë tërë ndeshjes. Kjo fitore na bëri që të nisim me këmbë të mbarë këto eliminatore dhe besoj se ia arritëm qëllimit. Tani presim ndeshjen me Anglinë, që do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Bare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy