Batatina: Nuk mjaftoi pjesa e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës.

Llapi pësoi 4:2 në Podujevë, të dielën.

“Mendoj që e kemi parë një Llap në pjesën e parë krejt ndryshe. Sa ishim të freskët bëmë maksimumin, shënuam dy gola dhe rrezikuam Dritën. E kemi ditur se do të jetë vështirë, pasi fokusi ishte te ndeshja me Prishtinën. Në pjesën e parë u vërejt që Llapi ka potencial”, ka theksuar Batatina pas ndeshjes. “Mungoi Benjamin Emini për shkak të lëndimit. U detyruam të bëjmë disa ndryshime. Ky është futbolli. Drita bëri zëvendësime, Kastriot Rexha kur u fut në lojë bëri diferencën. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka shtuar Batatina, duke konfirmuar se fokusi është në garën për Kupë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy