Bayern vijon serinë e fitoreve në Champions, United 3 pikë kualifikimi në Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bayern vijon serinë e fitoreve në Champions, United 3 pikë kualifikimi në Spanjë

Bayern Munchen vijon të tregojë formën e mirë që po kalon në Champions League, duke marrë fitoren e 5 radhazi në grupe.

Bavarezët fituan 1-2 ndaj Dinamo Kyiv në transfertë ndonëse kualifikimin për në fazën tjetër e kishin siguruar që në ndeshjen e kaluar.

I përhershmi Lewandowski dhe Coman shënuan për Bayern, në një ndeshje që nuk kishte shumë histori. Vendasit e shkurtuan rezultatin me Garmash.

Në ndeshjen tjetër, Manchester United në takimin e parë pa Solskjaer mori 3 pikë të rëndësishme për kalimin në fazën tjetër.

Advertisement

Cristiano Ronaldo dhe Sancho shënuan në pjesën e dytë ndaj Villareal, i cili gjithashtu kishte synime për të ecur më larg në Champion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy