Bologna insiston për Arnautoviqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekipi nga Serie A, Bologna po insiston në transferimin e sulmuesit austriak Marko Arnautoviq, ka njoftuar të premten sajti italian “Tuttomercatoweb”. Bëhet e ditur, se te Bologna janë të vendosur për ta sjellë Arnautoviqin pas përfundimit të këtij edicioni pasi po e shohin si përforcim të duhur për sezonin tjetër. Bologna është e gatshme të paguajë mbi dhjetë milionë euro për Arnautoviqin, i cili është pjesë e ekipit nga Kina, Shanghai SIPG.

Arnautoviq 31-vjeçar është i gatshëm për t’u kthyer në Evropë dhe Bologna së shpejti pritet të futet në negociata me ekipin kinez. Ai te Shanghai SIPG u transferua në verën e vitit 2019 kurse me ekipin nga Kina ka kontratë deri në fund të vitit 2022. Arnautoviq karrierë në Evropë ka bërë edhe te West Ham Unitedi, Stoke City, Werder Bremeni, Twente e Interi. Ka edhe 26 gola të shënuar në 87 paraqitje për Përfaqësuesen e Austrisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy