Bonucci mungon kundër Interit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Juventusi do të jetë pa qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci për ndeshjen e kthimit kundër Interit në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Italisë, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane. Dueli mes Juventusit e Interit, zhvillohet të martën mbrëma në Torino kurse Bonucci mungon shkaku i një lëndimi të muskulit të këmbës. Ndeshja e parë, e luajtur javën e shkuar ka përfunduar me fitoren e Juventusit (2:1).

Në vend të Bonuccit, ndaj Interit pritet të inkuadrohet prej fillimit holandezi Matthijs De Ligt që do të luajë përkrah kapitenit Giorgio Chiellini. Ndërkohë, te Juventusi ndaj Interit do të kthehet sulmuesi Paulo Dybala, i cili është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e mbajti për dy javë jashtë fushës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy