Boshnjaku kalon Prishtinën në epërsi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori Lorik Boshnjaku e ka kaluar Prishtinën në epërsi kundër Dritës në ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Boshnjaku ka shënuar gol në minutën e fundit të vazhdimit (105’) të parë me një gjuajtje të fortë.

Koha e rregullt e këtij takimi ka përfunduar pa gola dhe fituesi do të vendoset pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta.

Vazhdimi i parë u mbyll me golin e kapitenit Boshnjaku që mund të jetë vendimtar për kualifikimin e Prishtinës në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Advertisement

Deri në fund të takimit, kanë mbetur edhe 15-të minutat e vazhdimit të dytë dhe nëse rezultati mbetet i tillë, atëherë Prishtina do të avancojë tutje.

Në rast se Drita barazon rezultatin, atëherë fituesi do të përcaktohet nëpërmjet penalltive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy