Briken Calja fiton dy medalje në Evropianin e peshëngritjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Peshëngritësi nga Shqipëria, Briken Calja ka fituar dy medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Moskë të Rusisë.

Calja të martën garoi në kategorinë deri 73 kilogramë. Ai e fitoi të argjendtën në stilin shtytje, ndërsa në dygarësh fitoi medalje të bronztë. Sipas Caljës, në këtë Evropian konkurrenca është shumë e fortë.

“Në mes të Moskës dolëm kokëlartë dhe krenarë duke dridhur një Evropë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses më se të merituar. Për të pestin vit rresht vazhdojmë të sjellim medalje për Shqipërinë, pavarësisht ulje-ngritjeve”, ka shkruar Calja, që ka premtuar suksese edhe më të mëdha.

Medalje të bronztë ditë më parë për Shqipërinë fitoi edhe peshëngritësja Evagjelia Veli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy