“Broja s’bën për Chelsea-n”, kërkesa e veçantë e fansave të Southamptonit për Abramovich

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Broja s’bën për Chelsea-n”, kërkesa e veçantë e fansave të Southamptonit për Abramovich

rmando Broja është idhulli i tifozëve të Southamptonit, futbollisti që po ngre peshë “St Mary’s Stadium” me golat dhe inkursionet e tij. Sa herë që sulmuesi i Kombëtares Shqiptare prek topin, fansat e klubit anglez presim me ankth një mrekulli tij. Një sulmues i paparashikueshëm, me një të ardhme të ndritur, por që nuk dihet sa do të qëndrojë te Southamptoni, pasi është i huazuar nga Chelsea.

Faqja e fansave australianë të klubit anglez, “Southampton Australian Supporters”, nëpërmjet një postimi në Facebook i kanë bërë kërkesë presidentit të bluve të Londrës, Roman Abramovich, që ta lejojë Brojën të qëndrojë gjatë te Southamptoni. Sigurisht në formë shakaje, ata i thonë manjatit rus që “Broja është i keq në futboll dhe përfundimisht nuk bën për Chelsea-n, duhet ta lesh të qëndrojë në Southampton!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy