Calhanoglu afër vazhdimit të kontratës me Milanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hakan Calhanoglut do t’i ofrohen 4 milionë euro në sezon, plus bonuse

Përfaqësuesit e futbollistit turk, Hakan Calhanoglu, do të takohen sot me drejtuesit e Milanit për të diskutuar për vazhdimin e kontratës.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani do t’i ofrojë Calhanoglut 4 milionë euro në sezon, plus bonuse. Ndërkohë, “Tutto Sporti” bën me dije se marrëveshja është afër finalizimit.

Mesfushori ofensiv është ndër lojtarët kryesorë të skuadrës italiane këtë edicion dhe për këtë Milani dëshiron ta mbajë edhe më gjatë në ekip, pasi kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni.

Advertisement

Në 24 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë edhe nëntë asistime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy