Champions League: Interi nuk fiton dot ndaj Shakhtar. Ajaks mposht Beshiktashin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions League: Interi nuk fiton dot ndaj Shakhtar. Ajaks mposht Beshiktashin

Edhe në këtë sezon të ri Interit i rikthehen makthet e vjetra të Champions League.

Zikaltrit janë larguar me një barazim 0-0 nga Ukraina. Kampionët e Italisë kanë hyrë në fushë me një ndryshim në fanellat e tyre, teksa UEFA i ka kërkuar të heqin gjarpërin nga uniforma.

Por me heqjen e tij, duket se Interi ka hequr edhe kafshimin helmues për kundërshtarin, që megjithëse i lehtë në letër ia ka bërë mbrëmjen tejet të vështirë.

Nga mënyra se si rrodhi loja, ngjante sikur zikaltrit të kishin ndërruar fanellën me Shakhtar Donetsk. Kjo për faktin se frenat e ndeshjes i morën në dorë pikërisht ukrainasit.

Advertisement

Këta të fundit dominuan lojën me 66% mbajtje topi kundër Interit, ndërsa tentuan 12 herë për të shënuar, ndër të cilat 2 herë kanë arritur të godasin kuadratin. Sa i përket italianëve, tentativat për gol kanë qenë 11, ndërsa gjuajtjet në portë vetëm 2.

Ajax nga ana tjetër bëri detyrën ndaj Besiktas, duke e mundur me shifrat e pastra 2-0. Berghuis dhe Haller ishin autorët e golave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy