Champions League: Milani ngushëllohet me pikën e parë, Benzema i jep kreun e Realit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions League: Milani ngushëllohet me pikën e parë, Benzema i jep kreun e Realit

Milan zhgënjen përsëri në Champions.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të shkojnë më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Porto-s, në javën e katërt të Champions League.

Skuadra e Pioli-t mban vendin e fundit në Grupin B me një pikë dhe tani ka vetëm një shans të vogël për të kaluar grupin.

Portugezët kanë kaluar menjëherë në avantazh në San Siro falë një goli të Diaz në minutën e gjashtë. Një gol që është pasuar nga protestat e milanistëve, që kanë pretenduar për një faull ndaj Bennacer.

Advertisement

Barazimi ka ardhur në minutën e 61-të falë një autogoli të Mbemba. Kuqezinjtë kanë gjetur golin e avantazhit me Ibraimovic në minutën e 83-të, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Real Madrid ka bërë detyrën kundër Shakhtar-it dhe ka shkruar historinë në Champions League.

Los Blancos kanë mundur 2-1 ukrainasit në Santiago Bernabeu dhe kanë marrë kreun e Grupit D.

Heroi i sfidës ka qenë Karim Benzema, autor i të dy golave për skuadrën e Ancelotti-t.

Advertisement

Madrilenët janë bërë skuadra e parë në historinë e Kupës së Kampionëve/Champions League që kanë arritur në kuotën e 100 golave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy