Champions League: Young Boys “trondit” Manchester United, Salzburg “bllokon” Sevillan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions League: Young Boys “trondit” Manchester United, Salzburg “bllokon” Sevillan

Manchester Unitred nuk ka arritur ta nisë mbarë aventurën e këtij sezoni në Champions League, Djemtë e Solskjaer u mundën 2-1 në Zvicër nga Young Boys, që dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes.

Ronaldo shënoi në minutën e 13 dhe krijoi idenë se gjithçka do ishte e lehtë, por rezultoi ndryshe. Në të 35-tën mbrojtësi Wan Bissaka u ndëshkua me karton të kuq dhe komplikoi gjithçka.

Young Boys pas këtij episodi diktoi lojën dhe provoi dhjetëra herë drejt portës së United. Në minutën e 66-të erdhi edhe goditja në shenjë.

Ngamaleu tundi rrjetën e “Djajve” dhe i dha akoma më shumë zemër ekipit për të tentuar përmbysjen.Dhe në fund ia arriti, zviceranët shënuan në sekondat e fundit të ndeshjes dhe morën rezultat historik ndaj gjigantëve anglezë.

Advertisement

As Sevilla nuk e kishte të lehtë ndaj Salzburg, që sot i dhuroi spanjollëve barazimin 1-1. Penalltitë ishin kryefjala e kësaj ndeshje. Në të 13-tën Adeyemi gaboi nga pika e bardhë për austriakët.

Më pas në të 21-tën Susic shënoi me penallti dhe kaloi Salzburg në avantazh. I njëjti protagonist gaboi 16 minuta më pas për të shënuar të dytin. Pas kësaj Sevilla fitoi penallti me En-Nesyiri dhe Ivan Rakitic e shndërroi në gol.

En- Nesyiri u ndëshkua me të kuq në minutën e 50 dhe la Sevillan me një lojtar më pak, por andaluzët arritën ta ruajnë barazimin dhe të marrin një pikë.

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy