Champions, Liverpool dhe Ajax kualifikohen, Interi rikthehet në lojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions, Liverpool dhe Ajax kualifikohen, Interi rikthehet në lojë

Nata e Champions League ofroi sonte sfida plot gola, disa surpriza por edhe verdikte.

Në grupin D, Interi arriti të fitonte në Tiraspol ndaj Sherifit me të njëjtin rezultat të ndeshjes në Milano, 3-1. Pas një pjese të parë ku zikaltrit treguan superioritet të dukshëm teknik  por edhe paqartësi në sulm që pamundësoi konkretizimin e rasteve të shumta, milanezët zhbllokuan rezultatin me kroatin Brozovic në minutën 54.

Nga ai moment ndeshja u thjeshtësoi për kampionët italianë në fuqi, që dyfishojnë  me Skriniar 12 minuta më vonë, ndërkohë që ka vetëm duartrokitje goli i tretë i Alexis Sanchez, i ardhur nga stoli.

Goli moldav i Traore në fund nuk ndryshon faktin që Inter tashmë ndodhet në vendin e dytë, dhe me një fitore në shtëpi me Shaktarin e vendit të fundit, i mundur sot 2-1 nga Real Madrid, kualifikohet automatikisht nëse Sheriff nuk fiton edhe një herë me Realin.

Advertisement

Në grupin A, favoritet PSG dhe Manchester City (4-1 me Brugges) janë pothuajse të sigurta për kualifikim, edhe pse francezët barazojnë 2-2 duke i dhuruar pikën e parë Leipzig.

Në grupin B, Liverpool kualifikohet pas fitores 2-0 me Atletico Madrid me golat e Jota dhe Mane, ndërkohë që për vendin e dytë gjithçka është ende e mundur midis spanjollëve, Milanit dhe Portos.

Në grupin C, surprizon edhe një herë Ajax, që mposht 1-3 Dortmundin e Haaland në Gjermani dhe kualifikohet.  Pikërisht gjermanët do të luajnë për vendin e dytë me Sportingun e Lisbons, fitues 4-0 me Besiktashin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy