Chelsea e Bayerni në epërsi pas 45 minutave të para

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e Chelseat e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi kundër Atletico Madridit me rezultatin 1:0, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Për Chelsean, në ndeshjen që po luhet në “Stamford Bridge”, realizoi Hakim Ziyech në minutën e 34-të. Chelsea e ka fituar edhe ndeshjen e parë Atleticon (1:0) dhe është pranë kualifikimit në çerekfinale të kësaj gare. Ndërkohë, edhe Bayern Munichu me rezultatin 1:0 e ka mbyllur pjesën e parë kundër Lazios.

Robert Lewandowski ka shënuar nga penalltia në minutën e 33-të. Penalltia u shkaktua nga Vedat Muriqi. Bavarezët me një këmbë janë në çerekfinale pasi në duelin e parë të luajtur në Romë, kanë triumfuar 4:1.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy