“Cikli i Dukës është mbyllur në FSHF”, ish-futbollisti i Kombëtares: Vetëm Enver Hoxha bëri 5 mandate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Cikli i Dukës është mbyllur në FSHF”, ish-futbollisti i Kombëtares: Vetëm Enver Hoxha bëri 5 mandate

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Salvator Kaçaj ka qenë i ftuar mbreme në Skaner.

Temë diskutimi ishin zgjedhjet për kreun e FSHF, teksa përballë Armand Dukës do vendoset Dritan Shakohoxha. Për Kaçaj cikli i Dukës në FSHF është mbyllur, duke e krahasuar këtë të fundit me diktatorin Enver Hoxha.

“Në kontekstin e zhvillimit të futbollit në Shqipëri, nuk kemi asnjë zhvillim, asnjë risi. Është një farsë. Edhe ajo që tha kryeministri është një gënjeshtër i madhe, u kujtua pas 9 viteve në qeveri.

Për sa i përket infrastrukturës dhe moshave, janë në nivele të mjerueshme. Fëmijët tanë stërviten në fusha me bar sintetik, që në të gjithë botën janë ndaluar. Duhet të kandidojnë njerëz të futbollit, siç është Starova.

Advertisement

Para 4 vitesh, Duka e mposhti Finon me manipulim. Duka ka mbështetjen e politikës. Këtu është problemi i individit që drejton FSHF. Shyti fitoi dhe ia mohuan dhe falsifikuan votat.

5 mandate, vetëm Enver Hoxha i ka bërë. Bonieku ishte president në Poloni, parlamenti ia ndaloi pas 3 mandateve. Duka duhet të shkojë në shtëpi, nuk është më për këtë punë.

Kreu i FSHF është njeri anonim në futboll. E ka mbyllur ciklin. Skandali i fundit, lekët e UEFA-s, shkojnë në një kompani private. Starova nuk ka asnjë shans për të marrë postin, më vjen keq për këtë”, u shpreh Kaçaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy