City, 14 ndeshje pa humbje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester City e ka vazhduar serinë si i pamposhtur në 14 ndeshje rresht në të gjitha garat.

“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola fituan me vështirësi kundër Brightonit me rezultatin minimal, 1:0. Phil Foden e realizoi golin e vetëm të ndeshjes pak para pjesës së parë. Ai shënoi pas pasimit që e mori nga Kevin de Bruyne dhe krijoi hapësirë për gjuajtje.

Foden bëhet golashënuesi më i mirë në këtë sezon me tetë shënime në të gjitha garat. Shumë mundësi të mira patën vendësit për të shënuar tjetër gol, por nuk ia arriti as Mahrezi e as Gundogani.

Ndërkohë, Bernardo Silva e qëlloi traversën. Mundësinë më të mirë për 2:0 e pati Raheem Sterlingu nga pika e bardhë në fundin e ndeshjes, por gjuajti mbi portë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy