City afër transferimit të Diasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester City është shumë afër transferimit të mbrojtësit portugez të Benficas, Ruben Dias.

Për Diasin, City pritet të paguajë afro 70 milionë euro. Ndërkohë nga City te Benfica do të transferohet Nicolas Otamendi, shkruan BBC.

Dias 23-vjeçar ishte kapiten i Benficas të shtunën në ndeshjen ndaj Moreirenses dhe pas ndeshjes ai pëqafoi bashkëlojtarët dhe drejtorin sportiv Rui Costa.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për mua dhe është e veçanta që kam realizuar gol në këtë ndeshje. Besoj se të gjithë ia kanë idenë pse e kam përqafuar Rui Costan”, ka thënë Dias pas ndeshjes, ku shënoi golin e tij të 12-të me Benfican në 133 paraqitje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy