De Gea, dëshira e PSG-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paris Saint-Germani po synon ta transferojë portierin e Manchester Unitedit, David de Gean.

Portieri spanjoll është kritikuar këtë edicion për paraqitjet jo të mira me klubin anglez. Sipas mediave në ishull, kontrata e De Geas skadon në vitin 2023 dhe portieri nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj.

Parisienët po tentojnë ta bindin spanjollin të transferohet në Francë dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 25 milionë euro.

30-vjeçari te Parisi po shihet si zëvendësues i Keylor Navasit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy