De Vrij, dëshira e Liverpoolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liverpooli është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Mediat italiane të premten kanë raportuar se skuadra angleze është duke u interesuar për mbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij.

Trajneri Jurgen Klopp thuhet se e pëlqen mbrojtësin holandez, të cilin do të tentojë ta transferojë gjatë kësaj vere.

Kampioni anglez thuhet se do të dërgojë një ofertë mbi 50 milionë euro për reprezentuesin e Holandës. 29-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.

De Vrij është pjesë e Interit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Lazio si futbollist i lirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy