Dembele kthehet te Franca pas dy vjetësh mungesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ousmane Dembele është kthyer në listën e skuadrës së Francës që u bë publike të enjten nga selektori Didier Deschamps.

Pas dy vjetësh mungesë nga skuadra e Përfaqësueses franceze për shkak të shumë lëndimeve muskulore, Dembele do t’i bashkohet “Les Bleus” për kualifikimet e Botërorit kundër Ukrainës, Kazakistanit dhe Bosnjës.

Dembele, që ishte pjesë e Francës kur e fitoi Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018, e ka fituar formën edhe me Barcelonën pas një kohe të gjatë me lëndime.

Sulmuesi i krahut, 23-vjeçari Dembele, që iu bashkua Barçës nga Dortmundi në vitin 2017-të, ka shënuar tri gola në 21 paraqitje në La Liga këtë sezon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy