Demhasaj asiston në fitoren e Grasshoppersit, shënon Liridon Mulaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkëlqim Demhasaj ka ndihmuar me asistim që skuadra e tij Grasshoppers të fitojë kundër Lausanne Ouchy.

Grasshoppersi e fitoi 2:0 takimin ndaj Lausanne Ouchy. Ishte ballafaqim i xhiros së 16-të në “Challenge League”, rangu i dytë i futbollit të Zvicrës. Demhasaj bashkëveproi me kroatin Petar Pusiq në minutën e 54-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 70-të.

Për Demhasajn ishte asistimi i parë këtë edicion në 13 ndeshje në kampionat, ndërsa ka edhe pesë gola të shënuar.

Një tjetër gol e ka realizuar në Kupën e Zvicrës.

Advertisement

Ermir Lenjani luajti për 90 minuta me Grasshoppersin në këtë ndeshje. Te Lausanne Ouchy për 90 minuta luajti Lavdrim Hajrulahu, kurse Mërgim Qarri u zëvendësua katër minuta para fundit.

Te ky ekip ditë më parë u transferua edhe Alban Ajdini, sulmuesi i të rinjve të Kosovës. Ajdini hyri në lojë në minutën e 60-të.

Grasshoppersi është rrugës për t’u ngjitur në Superligën e Zvicrës. Është i pari me 32 pikë pas 16 ndeshjeve. Të njëjtin synim e ka edhe Lausanne Ouchy që ka 27 pikë në vendin e tretë pas 16 ndeshjeve të luajtura.

Po të premten në mbrëmje, mesfushori 22-vjeçar, Liridon Mulaj, ia siguroi fitoren Kriensit në udhëtim te Xamaxi. Mulaj realizoi në minutën e 50-të dhe u zëvendësua tetë minuta para fundit të ndeshjes. Mulaj ka katër gola në 15 ndeshje në “Challenge League”. E ka edhe një gol tjetër të realizuar në Kupën e Zvicrës.

Advertisement

Te Kriensi, Liridon Berisha ishte titullar dhe luajti 90-të minuta. Burim Kukeli u zëvendësua në minutën e 46-të, Progon Maloku u zëvendësua nga Mark Marleku në minutën e 75-të, kurse Izer Aliu hyri në lojë në minutën e 62-të. Te Xamaxi aktivizohet edhe ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Migjen Basha. Basha luajti tërë ndeshjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy