Demhasaj shënon për fitore, po e udhëheq Grasshopperin drejt kthimit në elitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi kosovar, Shkëlqim Demhasaj edhe një herë ishte vendimtar te skuadra e njohur zvicerane, Grasshopper. Ai shënoi golin e fitores në ndeshjen e mbetur të xhiros së 17-të të kategorisë së dytë zvicerane ndaj Aaraut.

Grasshopperi fitoi 2:1, ndërsa Demhasaj e realizoi golin për rezultatin përfundimtar në minutën e 62-të, pak sekonda pas aktivizimit.

Pasi pranoi topin me gjoks, Demhasaj goditi saktë nga zona dhe dërgoi topin në rrjetë. Për Grasshopperin ishte fitore me shumë peshë.

Skuadra më e trofeshme zvicerane po synon kthimin e menjëhershëm në elitën e Zvicrës pas rënies së papritur. Është e para në tabelë me 42 pikë nga 20 ndeshje. Thuni është i dyti me 37 pikë.

Advertisement

Demhasaj 24-vjeçar shënoi golin e fitores edhe ndaj Winterthurit, më 9 shkurt. Ai këtë edicion ka shtatë gola e një asistim. Demhasaj të martën u aktivizua në minutën e 61-të, ndërsa shënoi menjëherë në minutën e 62-të. Tek Aarau luajtën prej fillimit Binjamin Hasani e Liridon Balaj. U aktivizua edhe Donat Rrudhani. Balaj asistoi. Aarau renditet në vend të gjashtë me 28 pikë nga 19 ndeshje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy