“Dëmtimi i Gjimshitit fatkeqësi”, kapiteni Berisha: Nëse fitojmë arrijmë playoffin, presioni mbi Poloninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dëmtimi i Gjimshitit fatkeqësi”, kapiteni Berisha: Nëse fitojmë arrijmë playoffin, presioni mbi Poloninë

Ishte kapiteni Berisha që foli i pari në konferencën për shtyp para sfidës me Poloninë. Kapiteni kuqezi e pranoi se ka presion.

Jeni në një moment shumë të mire, 15 pikë në grup. A ndihet atmosfera e madhe?

Jemi të vetëdijshëm për situatën. Gjithçka varet nga nesër, nëse fitojmë mund të shkojmë në playioff. Cunat janë të vetëdijshëm për atmosferën, është e vështirë të kualifikohemi por është situate emocionuese.

“Çdo lojë që fitohet bëhet rrugëtim i vështirë, duhet të mendojmë për ndeshjen dhe jo për presionin. Presioni është mbi Poloninë. Të gjitha rezultatet janë të mundshme. Kemi bërë disa gabime në Poloni që na kushtuan dhe e dijmë ndaj duhet të bëjmë gabime sa më pak. Kemi cilësi dhe mund ta fitojmë ndeshjen. Presioni më i madjh duhet të jetë mbi Poloninë sesa mbi ne”.

Advertisement

“Do të na mungojë lojtari më I rëndësishëm, Gjimshiti përballë Lewandowskit…”

“Eshtë mungesë goxha e madhe për ne, Gjimshiti është lojtar kyç i kombëtares. Është fatkeqësi që na ka ndodhur por mendoj se Veseli bëri mire kur e zëvendësoi dhe mendoj se kush do të luajë do të bëjë mire.

Sfida me Lewandowskin?

Është ndër më të mirët në botë dhe e dijmë, por nëse punojmë në grup dhe ta neutralizojmë do të ishte diçka shumë e mire.

Advertisement

A keni punuar për gabimet që bëmë ndaj Polonisë?

“Po luajmë ndaj një skuadre të fortë e të madhe e nëse humbasim nuk do të jetë fundi i botës. Ne duhet të bëjmë mirë e të jemi të kujdesshëm. Me Poloninë pësuam në goditje standarde por më shumë është çështje përqëndrimi. Edhe në të kaluarën, kombëtarja ka pësuar disa gola në fund nga goditje standarde ndaj duhet të bëjmë kujdes e të mos bëjmë gabime të tilla”, përfundoi kapiteni kuqezi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy