Dënohet me 6 muaj burg lojtari i Bayern Munchen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënohet me 6 muaj burg lojtari i Bayern Munchen

Futbollisti francez dhe mbrojtësi i Bayern Munchen, Lucas Hernandez është dënuar me 6 muaj burg nga një gjykatë spanjolle pasi shkeli një urdhër mbrojtje të caktuar në vitin 2017.

25 vjeçari Hernandez u shfaq në gjykatën e Madridit të martën dhe apeloi këtë vendim, që deri diku është i çuditshëm për shumë.

Urdhri i mbrojtjes u lëshua në vitin 2017 për vetë lojtarin francez dhe të dashurën e tij, Amelia Ossa Llorente, pas një debati të dhunshëm që ata patën.

Ajo u dërgua në spital me plagë të lehta, ndërsa Herandez u akuzua për dhunë në familje, ndonëse askush prej tyre nuk kishte ngritur akuzë.

Advertisement

Por më pas ata u rikthyen sërish bashkë në Spanjë pasi u martuan.

Pas paraqitjes në gjyq, Hernandez ka afat 10 ditë për t’u paraqitur në burg vullnetarisht si dhe ka mundësinë të zgjedhë burgun ku dëshiron të vuajë dënimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy