Dështimi i FSHF-së në organizim dhe disfata ndaj Polonisë, Armando Duka kyç gojën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështimi i FSHF-së në organizim dhe disfata ndaj Polonisë, Armando Duka kyç gojën

E kemi parë që pas çdo ndeshje ku Kombëtarja shqiptare arrin të fitojë të bëjë protagonistin duke marrë të gjithë meritat për vete.

Por pas humbjes së djeshme  dhe incidenteve të ndodhura në stadiumin “Air Albania”, presidenti i FSHF-së Armando Duka është “zhdukur” nga ekranet duke mbyllur gojën.

Ai nuk ka dhënë asnjë koment pas disfatës së pësuar nga ana e kuqezinjve kundwr Polonisw, që shuan shpresat për të kaluar në fazën e “play offit”.

Gjithashtu, dhe për incidentet e ndodhura në shkallët e stadiumit që detyruan arbitrin të ndërpriste ndeshjen për shkak të hedhjes së shisheve të ujit në fushën e lojës.

Advertisement

Ky incident i rëndë është dhe përgjegjsi kryesore e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka përsipër organizimin dhe mbarvajtjen e ndeshjes.

FSHF-ja që drejtohet nga Armando Duka është përgjegjsja kryesore për lejimin e shisheve të ujit brenda në stadium, ç’ka sollën dhe atë incident të turpshëm mbrëmjen e djeshme.

Për shkak të këtij organizimi skandaloz nga institucioni i futbollit shqiptar që i dha hapsirë krijimit të këtyre incidentve, pritet një penalizim për zhvillim e disa ndeshjeve pa tifozë.

Një penalizim që do e vujnë shumë sportdashës që e ndjekin ekipin Kombëtar me zemër, ndryshe nga organizatorët që kanë interesa të tjera. (TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy