
Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, francezin Moussa Diaby kanë raportuar të enjten mediumet e huaja.
Diaby është pjesë e Bayer Leverkusenit dhe këtë edicion po shkëlqen te ekipi gjerman.
21-vjeçari në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuart 12 herë.
Diaby është pjesë e Leverkusenit prej verës së vitit 2019 kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini për 15 milionë euro dhe me ekipin nga Bundesliga ka kontratë deri në vitin 2025.
Advertisement
Për transferimin e tij, Real Madridi është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim.