Dikur luante me kombëtaren, ja ku ka përfunduar sot Ergys Kaçe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dikur luante me kombëtaren, ja ku ka përfunduar sot Ergys Kaçe

Ergys Kaçe erdhi me bujë të madhe te Partizani në merkaton e verës, por mesfushori, i cili numëron 25 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren shqiptare, ka treguar fare pak nga kualiteti i tij.

28-vjeçari nga Korça është aktivizuar në 978 minuta këtë sezon mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke mos ia dalë të realizojë asnjë gol me skuadrën kryeqytetase.

Një formë e tillë ka ndikuar që drejtuesit e Partizanit të kenë pakënaqësi për rendimentin e mesfushorit. Kaçe është stërvitur me ekipin B dhe shihet qartë se nuk bën më pjesë në planet e Partizanit.

Me kalimin e tij tek ekipi i dytë i “Demave”, konfirmohet fakti se te Partizani duan të ndërpresin kontratën me të, njësoj siç është vepruar me rastin Musta. Kaçe firmosi për një vit me Partizanin, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy