Dinamo Zagrebi shpalos planin për stadiumin e ri modern

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra gjigante e Kroacisë, Dinamo Zagrebi, do të bëhet me stadium të ri e modern.

Lajmin për ndërtimin e stadiumit të ri e ka bërë të ditur vetë klubi kroat në rrjetin social “Facebook”.

Ndërtimi i stadiumit të ri do të bëhet brenda tre vjetësh, ndërsa kostoja do të arrijë shifrën e 60 milionë eurove. Çerekfinalisti i Ligës së Evropës synon që të bëj hap para edhe në infrastrukturë.

“Zagreb Arena” pritet t’i akomodojë 34 mijë tifozë, me qendër moderne të medias, ndërsa është përfshirë edhe një hotel.

Advertisement

Drafti i parë se si do të duket stadiumi vjen nga një arkitekt kroat, që është djali i Otto Bariqit, legjendës së futbollit të këtij shteti. Otto Bariq ka qenë përzgjedhës i Shqipërisë, por edhe i Kroacisë e Austrisë, ndërsa vdiq në dhjetor të vitit të shkuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy