Djemtë e huaj që hetojnë krimin ndërkombëtar, kush është njësia Speciale e Ambasadës Amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djemtë e huaj që hetojnë krimin ndërkombëtar, kush është njësia Speciale e Ambasadës Amerikane

Djemtë e huaj që hetojnë krimin ndërkombëtar, kush është njësia Speciale e Ambasadës AmerikaneDjemtë amerikanë me gradën oficer që shërbejnë në Shqipëri për hetimet e krimeve që kalojnë kufijtë gjeografikë janë krejtësisht të panjohur. Për ta nuk dihet asgjë nga askush, përveç faktit që kanë pjesë e Njësisë Speciale Policore e quajtur “Joint Shield”, ndryshe një task forcë amerikano-shqiptare, që në operacionin e fundit të përbashkët të koduar “Crystal Eagle” dërgoi në pranga 22 persona.

Në fakt kjo njësi ka edhe një emër tjetër. Ajo është pagëzuar si “Mburoja e Përbashkët”. Eshtë një njësi elitë për investigime dhe kryen hetime të përbashkëta me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) për të gjurmuar krime që prekin të dy shtetet dhe që kryhen në fushën e kontrabandës transnacionale të trafikut të njerëzve, kontrabandimit të tyre apo mashtrimit me pasaporta dhe viza.

Kjo njësi heton dhe krimet terroriste në udhëtim, informacion që sigurohet përmes tyre me të gjithë metodat më të sofistikuara. Në rastin e fundit, kjo njësi ka studiuar për shumë e shumë kohë rastin e një vajze me emrin Alba. Në moshën 23 vjeçe tentoi pesë herë të bashkohej me të fejuarin që jeton në Kanada.

Ajo u kap më 16 shkurt 2019 në Marok nën emrin Maria Gonzales pasi i kishte paguar grupit shqiptar me qendër në Tiranë rreth 8 mijë dollarë. Ishte zbulimi i saj në Marok që aktivizoi Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në këtë shtet, i cili ia përcolli informacionin DSS në ambasadën amerikane në Tiranë. Edhe pse kishte dështuar në përpjekjet për t’u larguar nga Shqipëria, nga mesi i vitit 2019, vajza e re mbërriti në Montreal si shtetase sllovene.

Advertisement

Hetimi i Njësisë “Mburoja e Përbashkët”, e përbërë nga oficerë të policisë shqiptare dhe amerikane nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë zbuloi rrjetin që hapi laborator të prodhimit të pasaportave në Shqipëri por edhe në Kosovë. Aktualisht tha një burim policor, hetimet vazhdojnë ende, pasi është konstatuar që shumë shtetas shqiptarë që largohen në rrugë të paligjshme prezantohen me pasaporta sllovake dhe sllovene, një mënyrë e re emigrimi dhe në këtë pikë kërkimet janë fokusuar edhe në disa vende të tjera në Evropë me ndihmë të shërbimeve të tjera policore si ato të Spanjës dhe Italisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy