
Gianluigi Donnarumma ka vendosur të mbetet tek Milani. Sipas mediave portieri, i ka bërë me dije menaxherit të tij Mino Raiola, dëshirën për të mbetur te “kuqezinjtë”.
Mediat italiane kanë raportuar të martën se Donnarumma, ka kërkuar nga menaxheri i tij të ulë kërkesat për të gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.
Portieri 21-vjeçar tash e disa kohë është në bisedimet me “Rossonerët”, për vazhdimin e kontratës e cila i skadon në fund të këtij edicioni.
Por thuhet se italiani ka vendosur t’i qëndroj besnik klubit dhe do të pranoj vazhdimin e kontratës.
Advertisement