Dresheviqi me Heerenvenin eliminon Feyenoordin në Kupë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ibrahim Dresheviq me skuadrën e Heerenvenit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Holandës.

Mbrojtësi i Kosovës, Dresheviq, luajti për 90 minuta të mërkurën mbrëma kur Heerenveni mposhti Feyenoordin 4:3 në ndeshjen dramatike të çerekfinales.

Heerenveni kaloi në epërsi i pari në minutën e 15-të me golin e Rani Kaib pas harkimit të Mitchell van Bergen. Dy minuta pas pushimit, Bryan Linsen e konvertoi në gol asistimin e Jens Toornstras.

Heerenveni më pas fitoi penallti, por portieri Nick Marsman e priti tentimin e Joey Veermanit.

Advertisement

Feyenoordi në minutën e 57-të kaloi në avantazh me golin e Steven Berghuisit. Fitorja u duk e sigurt në minutën e 61-të, kur shënoi Lutsharel Geertruida. Berghuisi u ndëshkua me të kuq në minutën e 66-të dhe kjo u shfrytëzua nga vendasit. Benjamin Nygren shënoi për 3:2. Ishte Siem de Jong që shënoi dy gola për dy minuta (86’, 88’) dhe ia dha fitoren Heerenvenit, 4:3. Në gjysmëfinale, skuadra e Dresheviqit do të luajë kundër Ajaxit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy