Ekipi anti-Poloni, projektohet formacioni: Armando Broja titullar dhe Bajrami në “regji”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekipi anti-Poloni, projektohet formacioni: Armando Broja titullar dhe Bajrami në “regji”

Ndaj Polonisë me tre ndryshime në formacionin titullar. Nga një në secilin repart. Duke nisur nga mbrojtja, ku pas lëndimit fatkeq të Berat Gjimshitit, treshja përpara portierit Berisha do të plotësohet nga Veseli.

28-vjeçari bindi në aktivizimin në Hungari dhe do të rreshtohet përkrah Kumbullës dhe Ismajlit. Në mesfushën me 5, Çekiçi është i pezulluar me kartonë dhe në formacionin titullar do të kthehet Nedim Bajrami.

Fantazisti do të diktojë manovrat ofensive të Shqipërisë, teksa do të mbështetet nga Bare e Gjasula në qendër, si edhe Trashi e Hysaj nga krahët. Në sulm pritet të vijë ndryshimi i madh, me Armando Brojën që projektohet titullar.

Një zgjedhje e pashmangshme kjo e trajnerit Edy Reja, pas formës së shkëlqyer dhe golave të shënuar nga sulmuesi i cili luan në Premier Ligën angleze. 20-vjeçari është në avantazh përballë Myrto Uzunit dhe pritet të aktivizohet përkrah Rei Manajt, pasi Sokol Cikalleshi doli pozitiv me Covid.

Advertisement

Alternativa të rëndësishme gjatë lojës do të jenë edhe dy lojtarë shumë të shpejtë nga krahët si Roshi e Lenjani, që me cilësitë e tyre mund ta zgjidhin ndeshjen në favor të kuqezinjve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy