
Eric Bailly pritet ta refuzojë vazhdimin e kontratës me Manchester Unitedin, ka bërë të ditur të shtunën mediumi anglez “The Sun”.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka mbetur i pakënaqur që është lënë jashtë listës për duelin kthyes të “djajve të kuq” kundër Milanit të enjten, në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Bailly ka luajtur pak nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer këtë edicion, ndërsa e ka edhe një vit deri në përfundim të kontratës.
Në 15 ndeshje sivjet në të gjitha garat, Bailly e ka një asistim.
Advertisement