Fabinho synon të shkruajë historinë me Liverpoolin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori brazilian, Fabinho, ka folur për SNTV-në dhe ka thënë se ai me bashkëlojtarë kanë mundësinë të shkruajnë historinë, kur u pyet për sezonin aktual të “të kuqve”.

Liverpooli ka dështuar të fitojë në tri ndeshjet e fundit në Premier League dhe ka marrë dy barazime e një humbje. Kjo ka bërë që ta humb vendin e parë në renditje, dhe ka 33 pikë, tri më pak se Manchester Unitedi lider.

Të shtunën, Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit në Premier League. 27-vjeçari ka thënë se Unitedi është kandidat serioz në luftën për titull, por nuk e përjashton as Tottenhamin dhe Chelsean.

Fabinho ka pasur rol të rëndësishëm këtë sezon, teksa është paraqitur si qendërmbrojtës në shumë raste në formacionin e Jurgen Kloppit, në mungesë të Virgil van Dijkut dhe Joe Gomezit, që janë të dëmtuar rëndë. Braziliani Fabinho shpreson që të marr pjesë në Kupën e Amerikës 2021 me shtetin e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy