FAKSIMILE/ Braçe nxjerr faturat që FSHF paguan në mënyrë të paligjshme për Tiranën: Armando Duka po tall tra*in, pa u hetuar, e kotë të luhet futboll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Erion Braçe ka publikuar fatuarat që Federata Shqiptare e Futbollit me firmën e Armando Dukës ka paguar në mënyrë të paligjshme në drejtimtë Tiranës, ndërkohë që i kanë llogaritë bankare të bllokuara.

Për të kryer këtë akt të paligjshëm që prokuroria duhet të nis hetimet, Armando Duka i ka bërë këto pagesa në Angli dhe Prishtinë me tentativën për tu fshehur.

Brace ka bërë apel që këto veprime të rënda që cënojnë garën duhen të hetohen menjëherë, ndryshe sipas tij është e kot që të shihet dhe të luhet më futboll.

“Topi eshte çare!

Advertisement

Futbolli po luhet me dore ne tavolinen e Armand Dukes!

Shikoni,

Kam hequr dore e nuk me intereson me hic kush do jete drejtuesi i Federates Shqiptare te Futbollit; po fare!

Por jam i tmerruar nga farsa apo tallja e trapit me qindra lojtare dhe gjithe ata njerez qe ndjekin futbollin/superligen cdo te premte, te shtune, te diele e vecanerisht  te hene!

Advertisement

Gjithcka ka te bej me fair play-n financiar;

Besoj e dini qe llogarite e FSHF jane te bllokuara nga gjykata?!

Besoj e dini qe arsyeja jane marifetet e FSHF me llogarite e saj bankare e llogari te te treteve ne pagesa prej dhjetera mijera eurosh?!

Tani eshte edhe me e qarte;

Advertisement

Nje klub futbolli ne detyrime te medha financiare te njohura nga gjykata, bllokuar ne te gjitha llogarite bankare nga gjykata per keto detyrime, favorizohet nga FSHF, Armando Duka dora vete-sic shihet nga dy dokumentet, e cila kryhen pagesat per llogari te klubit te bllokuar financiarisht!

Pyetja normale do ishte:

Me cilen Federate Futbolli ndodh kjo ne Evrope?!

Por normaliteti ne kete vend eshte skandali dhe FSHF ka fituar imunitet nga skandalet;

Advertisement

Askush nuk guxon, nuk guxon te merret me paligjshmerine skandaloze te saj!

Tani, pasi pashe keto pagesat bankare te kryera me firme te Armando Dukes, dua ta pyes publikisht:

Nga kane mberritur keto para ne Federate?

Jane te UEFA-s?

Advertisement

Jane te Federates?

Te cilitdo institucioni te jene, gara eshte shkaterruar!

FSHF eshte e interesuar te fitoj kampionatin, te marre pjese ne Evrope ky ekip, ai tjetri dhe ai ekipi tjeter, me qellim qe FSHF te marre leket mbrapsht-ky eshte dyshimi i madh!

Sa kohe ka qe ndodh kjo?

Advertisement

Per hater te atyre qindra futbollisteve e kujtdo qe do e ndjek futbollin, duhet hetuar cdo pagese e FSHF nga centi i pare deri tek milioni i dale nga FSHF per te trete!

Deri atehere eshte e kote te luhet futboll; gara eshte e padrejte, e pabarabarte, e pandershme!

vo: shihni dy dokumentet ne foto; jane pagesa bankare nga FSHF me firme te Armando Dukes, ne Angli e Prishtine”, shkruan deputeti i njohur Erion Braçe. (TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy