Fazliji me St. Gallenin eliminojnë kampionin e Zvicrës nga Kupa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Betim Fazliji ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen që skuadra e tij, St. Galleni, e fitoi të enjten në mbrëmje në kuadër të Kupës së Zvicrës kundër kampionit në fuqi të Zvicrës, Young Boysit.

St. Galleni e eliminoi Young Boysin nga Kupa e Zvicrës dhe ka kaluar në çerekfinale të garës, pas fitores së thellë, 4:1.

Chikëubuike Adamu (33’), Këadëo Duah (50’), Victor Ruiz (84’) dhe Jeremy Guillemenot (93+’), ishin shënuesit për skuadrën vendëse.

Për vizitorët, golin e nderit e realizoi Christian Fassnacht në minutën e 54.

Advertisement

Në çerekfinale të Kupës së Zvicrës që luhet më 14 prill, St. Galleni do të përballet në udhëtim kundër Grasshopperit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy