Fernandes me kontratë të re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bruno Fernandes pritet të shpejti të firmosë kontratë të re me Manchester Unitedin, që do të mbajë atë te ekipi anglez deri në verën e vitit 2016 ka raportuar tabloidi “The Sun” të enjten.

Fernandes është njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Unitedi dhe drejtuesit e klubit duan që ta mbajnë sa më gjatë që të jetë e mundur në “Old Trafford”.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ndërsa, me kontratën e re, Fernandes do të ketë pagë javore prej 200 mijë funteve.

Advertisement

26-vjeçari u transferua te Manchester Unitedi në janar të vitit të shkuar nga Sportingu i Lisbonës për 60 milionë euro kurse këtë edicion ka 22 gola e 13 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy