FHK-ja organizon edhe një ngjarje ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turneun e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave. Kjo është bërë e ditur të martën nga FHK-ja.

Turneu është dashur të mbahet në Portugali, por megjithatë federata kosovare e ka fituar të drejtën.

Turneu do të mbahet në fillim të qershorit, ndërsa pos Kosovës do të marrin pjesë edhe Portugalia, Luksemburgu e Qipro.

Më 3, 4 e 5 qershor në Prishtinë do të luhen gjithsej gjashtë ndeshje evropiane. Kosova synon vendin e parë në grup që garanton kalimin në fazën kryesore kualifikuese. Rivalen më të madhe do ta ketë Portugalinë, ndaj të cilës e luan ndeshjen e fundit.

Advertisement

“Organizimi i ndeshjeve në Kosovë është sukses i madh për Federatën tonë. Gjasat për sukses i kemi më të mëdha dhe synim mbetet vendi i parë në grup për avancim tutje. Në përfaqësuese ka optimizëm për sukses, sidomos pas sinjaleve të mira në ndeshjet në Austri. Deri në fillim të qershorit Kombëtarja pritet të kompletohet me disa lojtare që kanë munguar në ndeshjet e muajit të kaluar në Austri”, ka njoftuar FHK-ja.

“Ky sukses është arritur pas përpjekjeve të mëdha të presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Pas shumë negociatave të presidentit Saraçini me drejtuesit e Federatës Evropiane të Hendbollit, është vendosur që ndeshjet e grupit të parë të zhvillohen në Kosovë”.

Me avancim eventual tutje, Kosova do të jetë në grup me Spanjën, Hungarinë e Sllovakinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy