Fidel Ylli: Duka nuk ikën nga FSHF sepse i frikësohet zullumeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fidel Ylli: Duka nuk ikën nga FSHF sepse i frikësohet zullumeve

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të FSHF, Armand Duka, për të cilin tha se nuk largohet nga Federata, pasi i frikësohet zullumeve që i dalin më pas.

Në emisionin “SPortZone”, ne MCN Tv, Ylli deklaroi se Duka është si pasha dhe i merr vendimet vetë, ndërsa shtoi se nuk kërkon lekë nga shteti, pasi i frikësohet kontrolleve.

“Sporti duhet të jetë një. Kur u panë pamjet nga fusha e Labërisë, nuk ishte imazhi i Federatës, por imazh i Shqipërisë.

Duka nuk do lekë nga shteti dhe nuk aplikon. Nuk do para nga shteti, sepse ka frikë se i shkon kontrolli dhe e pëson ashtu.

Advertisement

Bëri mirë që foli kryeministri për bashkitë, për futbollin, për t’i shkundur. Federata ka dërguar në Lozanë KOKSH në gjyq. Le të provojë ai presidenti që të shkojë atje me lekët e tij. Ai merr vendimet vetë, sepse është pasha. Ne e dimë të gjithë situatën te futbolli. Duhen bërë rrotacione. Është vota, por ne direktivat i kemi që nëse Komiteti Europiani i ka me 3 mandate, ne nuk mund të shkojmë më shumë se 3 mandate.

E di pse nuk ik nga Federata Duka? Sepse ka frikë nga zullumet që i zbulohen më pas. Në FSHF nuk ka kontroll, ka vetëm disa njerëz që thonë “Yes men”.

Do bëheshin zgjedhjet Rajonale në Shkodër, por u anuluan, sepse Duka e dinte që nuk fitonte dhe tha që është kohë Covid-19. Imagjino që KOKSH dhe FSHF të jenë bashkë, çfarë projekte të mëdha mund të zbulohen.”, deklaroi Ylli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy