Futboll, Kosova U17 miqësore me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës U17 në futboll, Arsim Abazi ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen këtë muaj kundër Bullgarisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të mërkurën.

Në listën e tij, Abazi i ka përfshirë 23 futbollistë. Kosova do t’i luaj dy miqësore ndaj Bullgarisë, në Sofje më 14 dhe 16 prill.

“Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje. Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill, derisa në lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore. Nisja e ‘Dardanëve’ të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në listën e tij, Abazi ka ftuar këta futbollistë: Alp Shahini (2 Korriku), Altin Gjokaj (Drenica), Amar Shala (Prishtina), Argjend Kadriu (Trepça ’89), Aridon Racaj (Sarpsborg), Arjol Bllaca (Kurda), Armos Merlaku (Nuernberg), Art Miftari (Ramiz Sadiku), Art Gashi (Ramiz Sadiku), Bleron Hashani (Kurda), Edon Gashi (Dukagjini), Diard Berila (Ramiz Sadiku), Drin Bajraktari (Ferizaj), Elmedin Rama (Trepça ’89), Elvir Gashijani (2 Korriku), Erald Ajeti (Ramiz Sadiku), Erion Kajtazi (Trepça ’89), Erion Mala (Drenasi), Igball Jashari (Kurda), Leon Rashica (Bonner), Pëllumb Gllogu (Prishitna), Rigon Xhaferi (2 Korriku), Rrezon Gashi (Rilindja).

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy