Futboll, Superliga nis të premten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndeshja ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës ’89, do ta hap xhiron e 28 të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje, do të luhet të premten prej orës 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në të cilin Arbëria po i luan duelet si vendase kohët ë fundit.

Në fakt, kjo është ndeshja e vetme e elitës së futbollit kosovar që do të luhet të premten derisa ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën, do të zhvillohen dy ndeshje: Gjilani – Feronikeli dhe Ballkani – Besa. Ndërsa, të dielën, Llapi e pret Dritën kurse Drenica do të përballet me Prishtinën. Të gjitha ndeshjet do të startojnë prej orës 15:00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy