Gashi shënon gol, Aarau në gjysmëfinale të Kupës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkëlzen Gashi po vazhdon të shënojë gola në futbollin zviceran. Ish-golashënuesi më i mirë në Zvicër, të martën shënoi për Aaraun, që fitoi 3:0 ndaj Winterthurit.

Ndeshja e dy skuadrave të kategorisë së dytë helvetike i takoi çerekfinales së Kupës.

Aarau ka kaluar në gjysmëfinale.

Gashi shënoi me goditje me kokë në minutën e 49-të për 3:0. Donat Rrudhani luajti po ashtu për Aaraun. Granit Lekaj, Gëzim Pepsi e Samir Ramizi startuan te Winterthuri. Gashi 32-vjeçar ka qenë reprezentues i Shqipërisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy