Gattuso: Rrahmani do ta ketë sërish shansin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Amir Rrahmani luajti në ndeshjen e parë si titullar për Napolin, por hasi në vështirësi. Skuadra e tij Napoli, megjithatë, në fund fitoi 2:1 në udhëtim te Udinese, në kuadër të xhiros së 17-të. .

Ai u vlerësua fajtor për golin e barazimit 1:1 të dielën kundër Udineses, për shkak të pasimit të shkurtër te portieri, ndërsa ishte i pasigurt edhe në disa momente tjera para zëvendësimit.

“Më vjen keq për Amirin pasi ai është profesionist i shkëlqyer, por pati vështirësi sot dhe unë duhej të merrja vendime. Ai do ta ketë shansin sërish. Mendoj se duhet ta ndalim jetën në rrjete sociale në ditët e sotme, sepse Napoli, Roma dhe Lazio janë në pozita të njëjta, dhe vazhdimisht përfshihemi nga spekulimet dhe diskutimet e kota, dhe ne thjeshtë duhet t’i injorojmë ato”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso.

26-vjeçari Rrahmani u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa me napolitanët për katër minuta luajti edhe kundër Cagliarit para dy xhirove, në fitoren 4:1 në udhëtim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy