Gjërat që duhet ditur për yllin e skijimit, Gut-Behrami

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lara Gut-Behrami ka fituar gara të skijimit qëkur ishte 17-vjeçare. Me 30 fitore në Kupën e Botës, fituesja e titullit të përgjithshëm në vitin 2016 është aktualisht skitarja e dytë më e suksesshme aktive pas Mikaela Shiffrinit, që ka 68 gara të fituara. Por Gut-Behrami po fiton ende dhe do të vazhdojë të fitojë, ka shkruar “olympcichannel.com” të hënën.

E lindur në Kantonin Ticino, ku flitet italishtja, medalistja e bronztë nga Lojërat Olimpike “Sochi 2014”, Gut-Behrami, është yll në Zvicër. Këtë stinor ajo ka rizbuluar formën më të mirë me katër fitore rresht në disiplinën Super-G, që e ka futur në garë për një tjetër Glob të Kristaltë.

Gut-Behrami është një prej skitareve që duhet të shikohet në Kampionatin Botëror në Cortina, por sa mirë e njihni 29-vjeçaren?

E martuar me Valon Behramin

Advertisement

Lara Gut ishte pjesë e “martesës së vitit” sipas mediave zvicerane, kur u martua me futbollistin Valon Behrami në korrik 2018.

Çifti u martua në një ceremoni private në Lugano, para se të festonte në Monte Bre.

“Ti dhe unë, familjet tona, shokët e afërt. Ndjenja e të qenit në shtëpi, nuk kam mundur të imagjinoj mënyrë më të mirë për të thënë ‘pranoj’”, kishte shkruar skitarja në Facebook.

Ajo garon me mbiemrin Gut-Behrami që nga viti 2019.

Advertisement

Në Botërorin 2018, Behrami u bë lojtari i parë i Zvicrës që mori pjesë në katër turne të mëdhenj rresht. Mesfushori aktual i Genoas ka luajtur në klube të ndryshme në Serie A dhe në Premier League, duke përfshirë Fiorentinan, Napolin, Lazion, Watfordin dhe West Hamin.

Lara Gut-Behrami flet pesë gjuhë

Zvicra ka katër gjuhë zyrtare, por aftësitë e Laras shkojnë përtej kësaj. Nëna e saj, Gabriella, është italiane dhe ka jetuar në pjesën ku flitet frëngjishtja. Gut-Behrami është rritur duke folur të dyja gjuhët dhe shpejt ka mësuar edhe gjuhë të tjera.

“Kur isha fëmijë kam folur rrjedhshëm italishten dhe frëngjishten. Më pas kam studiuar gjermanishten dhe anglishten dhe tani po mundohem të mësoj më mirë spanjishten”, ka shkruar fituesja e pesë medaljeve botërore në sajtin e saj.

Advertisement

E rritur në shteg skijimi

Lara filloi të skijojë ende pa i mbushur dy vjet.

“Një palë ski ishte dhurata e parë e tezes sime për mua. Me to kam lëvizur në oborr gjatë verës së vitit 1992”, ka shkruar Lara në faqen e saj zyrtare.

Si 16-vjeçare ajo ka garuar në Kupën e Botës, ndërsa në podium për herë të parë zuri vend në shkurt të vitit 2008 në St. Moritz. Disa muaj më vonë ajo u bë më e reja me fitore në Super-G, me 17 vjet e 237 ditë.

Advertisement

Vëllai i saj prezanton Lihtenshtajnin

E tërë familja Gut është e lidhur me skijimin. Babai i saj, Pauli, është ish-skitar dhe është trajneri i Laras prej vitit 2009. Pauli dhe gruaja e tij, Gabriella Almici – një trajnere italiane e fitnesit dhe fizioterapeute – janë pjesë e “Ekipit Lara Gut-Behrami” që kujdeset për Laran dhe vëllain e saj Ian.

Ian Gut është katër vjet më i vogël se Lara dhe garon për Lihtenshtajnin nga viti 2018.

“Jam me fat të kem pasaportë të Lihtenshtajnit dhe synimi im kryesor është të pranojë ide të reja dhe impulse të reja nga trajnerët e rinj”, kishte thënë Ian Gut pasi u largua nga ekipi i Zvicrës.

Advertisement

Ian, që ka prezantuar Zvicrën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj në vitin 2012 në Innsbruck, ka raporte shumë të mira me motrën e tij.

Gut-Behrami ka aktruar në një film që fitoi çmime

Michael Jordan, LeBron James, Ronda Rousey janë disa prej olimpistëve që janë paraqitur në filma. Gut-Behrami ka shkuar gjurmëve të tyre kur aktroi në rolin e skitares Chiara Merz në filmin “Tutti giu’, me regjisor Niccolo Castelli, në vitin 2012.

Filmi, që konkurroi në festivalin ndërkombëtar në Locarno dhe fitoi çmimin për fotografinë më të mirë në festivalin e Kitzbuhelit, paraqet rrugëtimin sportiv të tre të rinjve nga Kantoni Ticino.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy