Guardiola, me vëmendje te lojtarët e akademisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pep Guardiola para mediave të premten ka folur rreth transferimit të një sulmuesi të ri në ekip.

Ai e ka përjashtuar mundësinë që të vijë ndonjë lojtar i ri, në veçanti Erling Haaland i Dortmundit, për shkak se klubi, si të tjerët njësoj, po ka vështirësi për shkak të ndikimit të Covid-19 në aspektin financiar.

Për Cityn është thënë se ka shprehur interesim për shërbimet e norvegjezit pasi Sergio Aguero njoftoi largimin nga klubi në afatin kalimtar të verës, si transferim i lirë.

Aguero u transferua nga Atletcio Madridi në vitin 2011-të. U bë golashënuesi më i mirë i Cityt me 257 gola në 384 paraqitje për klubin.

Advertisement

“Kemi mjaftueshëm lojtarë në ekipin e parë për momentin dhe jemi të interesuar në lojtarët e akademisë. Kjo është situatë shumë sfiduese në botë me probleme ekonomike dhe ne nuk do të transferojmë sulmues tjetër për sezonin e ardhshëm”, tha Guardiola.

City ka 14 pikë më shumë se vendi i dytë në ligë. Të shtunën do të luajë kundër Leicester Cityt. I duhen edhe 5 fitore për ta rikthyer titullin e kampionit në Angli. Ndërkohë, është në garë për të triumfuar edhe në tri gara tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy