
Lara Gut-Behrami e ka fituar garën e Super-G në Kupën e Botës të skijimit alpin të mbajtur sot në St. Anton të Austrisë.
Bashkëshortja e futbollistit kosovar Valon Behrami ka ngadhënjyer, ndonëse bëri një gabim të madh gjatë lëshimit. Ajo regjistroi kohë 1:17.82 minuta, duke lënë prapa italianen Marta Bassino për 0.16 sekonda.
E treta doli zvicerania Corrinne Suter, që regjistroi kohë 1:18.02 minuta.
Për Gut-Behramin është gara e 27-të e fituar në Kupën e Botës dhe e para në Super-G pas tri vjetëve.
Advertisement