
Mesfushori sllovak Marek Hamsik pritet të largohet nga Kina pas dy vjetësh. Mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se Hamsik po dëshiron të kthehet në Evropë dhe tashmë ka nisur negociatat me drejtuesit e klubit Dalian Yifang për ta shkëputur kontratën që i skadon në fund të këtij viti.
Mesfushori 33-vjeçar nuk është i kënaqur në Kinë dhe për këtë arsye ka kërkuar kthimin në Evropë. Interesim për transferimin e tij, tashmë ka shprehur skuadra nga Rusia, Lokomotiva e Moskës. Hamsik në shkurt të vitit 2019 u largua nga Napoli për ta vazhduar karrierën në Kinë.