Harden te Brooklyn Nets

Pinterest LinkedIn Tumblr +

James Harden i është bashkuar klubit të NBA-së, Brooklyn Netsit,NB në një marrëveshje shkëmbimi ku janë përfshirë katër klube e disa lojtarë.

Harden i është bashkuar Brooklynit nga Houston Rocketsi, ndërsa në shkëmbim Brooklyni ia ka dhënë Houstonit tri zgjedhjet e saja të raundit të parë të draftit të NBA-së (vitet 2022, 2024 dhe 2026) dhe mundësinë e katër shkëmbimeve të zgjedhjeve të raundit të parit të draftit, si dhe Rodions Kurucsin, raporton ESPN.

Po ashtu Brooklyni e ka dërguar Caris LeVertin te Indiana Pacersi dhe Jarrett allenin e Taurean Prince te Cleveland Cavaliers. Houston Rocketsi po ashtu e ka marrë Victor Oladipon nga Indiana Pacersi dhe Dante Exumin nga Cleveland Cavaliersi.

Harden te Brooklyni do të bashkohet me Kevin Durantin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy